Shqipëria

Kryetarja e LSI-së bën thirrje për protestë paqësore

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nga Vlora, ku ishte në një takim me qytetarët, ka bërë thirrje për protesta të qeta, të paralajmëruara për 27 janar, e cila pritet të mbahet para ndërtesës së Kryeministrisë në Tiranë.

“Protesta paqësore. S’ka nevojë as për të qenë të dhunshme, as për të kërcënuar Edi Ramën, se po të ishte për ta kërcënuar e rrahur Edi Ramën, ka sa të duash që e rrahin brenda në parlament nga socialistët e vet, por për të dëshmuar se shqiptarët në shumicë janë kundër tij, edhe pse ai kërkon t’i nënshtrojë”, tha Kryemadhi.