Uncategorized

Kryetarja voton e para

E para që ka hedhur votën në Zgjedhjet Lokale në Kosovë, ka qenë kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Daka pas votimi u shpreh se kjo është një ditë feste për Kosovën, përcjell albinfo.ch.

“Sot është ditë e bukur, ditë feste. Sot mbahen Zgjedhjet Lokale dhe me këtë rast u bëj thirrje të gjithëve të votojnë”, është shprehur Daka.

Ndërkaq në lidhje me hapjen e kutive Daka u shpreh: “Me thënë të drejtën erdha ta kryej obligimin, por me informatat që kam të gjithë qendrat do të hapen pasi në të gjitha është shpërndarë materiali zgjedhor”, ka theksuar tutje ajo.

Ndërkohë, 400 policë të Kosovës janë dërguar në Veri të Kosovës, në mënyrë që zgjedhjet të shkojnë sipas planit.

Këto janë Zgjedhjet e shtata lokale që mbahen në Kosovë që nga paslufta.