Shqipëria

Ksamili hap sezonin turistik

Një nga vendet më të bukura në Shqipëri

Përgjatë gjithë bregdetit turistik ky sezon do të shoqërohet me festa kulinarie dhe të traditës. Festa e Midhjes ka hapur sezonin turistik në Ksamil, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi.

Sipas tij, përveç natyrës, turistët do të kenë mundësi të shijojnë kulinarinë dhe produktet shqiptare përmes këtyre festave, shkruajnë mediat shqiptare.

Klosi shtoi më tej se ky sezon do të ketë gjithashtu një rritje të numrit të turistëve, çka sipas tij përkthehet në më shumë përgjegjësi jo vetëm për institucionet, por edhe për bizneset, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë, deklaroi gjithashtu se së shpejti do të nisë edhe projekti “Smile Albani”, që sipas tij do t’u ofrojë turistë 1 mijë arsye për të buzëqeshur dhe për t’u rikthyer në Shqipëri. Më herët kreu i Turizmit dhe Mjedisit është shprehur se ky projekt do të punësojë 1 mijë të rinj në të gjitha pikat turistike të vendit.