Maqedonia
KSHZ: Dalja në votime mbi 43 për qind
Sipas KSHZ-së, deri në ora 17:00, në nivel shtetëror, kanë votuar 43,8 për qind e qytetarëve me të drejt vote
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) pak para se të mbyllen qendrat e votimit, ka dal me një konferencë për media duke deklaruar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të balotazhit në Maqedoni, të cilat i ka vlerësuar të qetë dhe demokratik. Sipas KSHZ-së, deri në ora 17:00, në nivel shtetëror, kanë votuar 43,8 për qind e qytetarëve me të drejt vote,
Në komunat shqiptare dalja në këto zgjedhje është si më poshtë: Bogovinë 38%, Bërvenicë 39,55%,Vrapçisti 38,76%, Gostivar 37,72%, Dibra 37,33%, Dollnen 49,33%, Zhelina 39,98%, Likova 36,75%, Saraj 45,56%, Struga 40,57%, Studeniçani 39,91%, Tearca 34,53%, Tetova 37,17%, Çairi 42,17%.
Ndërkaq, Lidhja e qytetarëve MOST, ka raportuar disa parregullsi në këtë raund votimesh.
Votim familjar, prezencë e personave të paautorizuar dhe fotografim i fletës së votimit, janë disa nga parregullsitë të cilat i ka regjistruar deri më tani MIOST, transmeton alsatm
“Në vendvotimin 1471 në Debreshtë, komunë e Dollnenit janë evidentuar nëntë raste të votimit familjar, 27 vota janë keqpërdorur në vendvotimin 1472 në fshatin Llazhanë, ndërsa në vendvotimin 0888 në fshatin Vidovishtë të komunës Zërnovc tre votues janë vërejt me sprej në dorën e majtë, në vend se në dorën e djathtë”, deklaroi Zlatko Dimitrovski, nga MOST.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni Ndërsa pagat në Zvicër u rritën vitin e kaluar, përfitimet u anuluan përsëri nga rritja e...
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta