Integrimi

KSHZ mban Konferencën e dytë të Diasporës Shqiptare të Zvicrës

Pas konferencës së parë që Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës (KShZ) kishte mbajtur në shtatorin e vitit të kaluar, ai fton shoqatat dhe subjektet tjera shqiptare të marrin pjesë në konferencën e dytë, të paralajmëruar për 12 mars.

“Pasi që pjesëmarrësit e konferencës së parë të organizuar më 13 shtator 2015 kërkuan të organizohet konferenca e radhës, si rrjedhojë KSHZ, organizon Konferencën e dytë të përbashkët me shoqatat dhe institutet shqiptare në Zvicër. Ashtu si në Konferencën e parë, qëllimi kryesor i kësaj konference është që akterët e aktiviteteve shqiptare në Zvicër të njoftohen me njëri tjetrin, të kenë mundësi dhe një vend për të shkëmbyer mendimet, për të debatuar. Kështu që të krijohet një platformë, brenda së cilës të koordinohen çështjet me interes të përgjithshëm të komunitetit shqiptarë në Zvicër”, thuhet në thirrjen e KSHZ-së.

Duke marrë parasysh numrin e konsiderueshëm të shqiptarëve dhe të shoqatave shqiptare, si ato kulturore, profesionale, sportive, fetare dhe humanitare në Zvicër, të cilat funksionojnë dhe japin kontribut të çmuar në zhvillimin e komunitetit shqiptar në Zvicër, është e drejtë që të organizohen, në mënyrë që të marrin pjesë edhe më shumë dhe në mënyrë të organizuar në debate shqiptaro–zvicerane dhe me vendlindje. Mënyra e duhur për të arritur këtë qëllim, është pa dyshim ngritja e një platforme të përbashkët brenda së cilës do të kanalizohen sinergjitë dhe potenciali për realizimin e interesave të përbashkëta.

Në këtë Konferencë është i ftuar një përfaqësues i Republikës së Kosovës në Zvicër, i cili do t`i përshëndesë të pranishmit”, thuhet më tutje në ftesë.

Për informata shtesë, të interesuarit mund të lexojnë dokumentet e bashkëngjitura.

Konferenca mbahet ditën e shtunë, më 12 mars 2016 me fillim në orën 15.30.

Adresa: Qendra Kulturore ShqiptareEugen Huberstrasse 19 a, 8048 Zürich

Flyer Konferenca 2016 F

tesa për konferencën e dytë të KShZ