Integrimi

Ekspozitë e Destan Gashit në Vjenë

Nga data 11 qershor deri më 31 gusht 2015, Destan Gashi ekspozon 8 vepra nga mermeri në galerinë Wohlleb, në qendër të Vjenës.

  • Gjarpër - Serpentin - Destan Gashi -ne galerin wohlleb

  • Barbara e Destan Gashi në galeri

  • Ambasador Sami Ukelli e Destan Gashi

  • Delegacion në galerin Wohlleb

  • Galeri Wohlleb

  • Gjarpër - Serpentin - Destan Gashi -në galerin Wohlleb

  • Puthje -23x39x25-mermeri nga Selk - Destan Gashi - galeri Wohlleb

  • Shikuesja - 30x20x60cm - mermeri nga Wachau - Destan Gashi

  • Zhytësia - 82x25x20 - mermer nga Wachau - Destan Gashi

„Rasti ishte që të ekspozoja disa skulptura për tre ditë me disa piktorë austriakë, por interesi për veprat e mia ishte aq i madh,
prandaj galeria vendosi të bëhet zgjatja e ekspozitës së skulpturave deri në fund të gushtit“, tha Destan Gashi.

Ambasadori i Kosovës në Vjenë, Sami Ukelli, së bashku me një delegacion nga Ministria e Diasporës dhe Ministria e Kulturës nga Prishtina vizituan ekspozitën e Destan Gashit.

Adresa e ekspozitës: Galeri Wohlleb, Seidlgasse 23, 1030 Vjenë, Austri.

Ekspozita mbetet e hapur deri më 31 gusht 2015. Nga e hëna deri  të premten: Nga ora 9.00 deri 18.00, e shtunë 9.00 – 13.00

Hyrja është gratis.