Lajme

Kthehen kolonat në Merdare

Qytetarët për të hyrë në Kosovë duhet të presin rreth 1 orë e 30 minuta, ndërsa kolonat janë të gjata rreth 400 metra

Kolona e automjeteve në pikëkalimin kufitar, Merdare gjatë orëve të mbrëmjes kanë arritur në 400 metra ose dhe më gjatë, ndërsa qytetarët për të hyrë në Kosovë duhet të presin rreth 1 orë e 30 minuta. Kështu kanë deklaruar përfaqësuesit e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Kurse në Vërmicë kolona është rreth 100 metra e gjatë ani pse në këtë pikë kufitare funksionojnë katër korsi kalimi.

Edhe të Dheu i Bardhë dhe në Han të Elezit ka kolonë ku ajo sillet rreth 100 metra dhe se qytetarët duhet të presin të hyjnë në Kosovë rreth 15 minuta. Ndërsa në pikat tjera kufitare gjendja është më mirë dhe se sipas QKMK-së nuk ka kolonë fare, transmeton IO.

Pika në Merdare është më e ndjeshme edhe për faktin se ka punime në ndërtimin e terminalit të ri.