Kosova
Ku e ruajnë arin qytetarët e Kosovës?
Edhe pse bankat komerciale në Kosovë në bazë ligjore, përveç mjeteve financiare, ruajnë gjërat me vlerë, deri më tani asnjë person nuk ka marrë “guximin” që arin ta sigurojë në këto institucione
Qytetarët e Kosovës posedojnë sasi të ndryshme të metalit të çmuar, përfshirë edhe arin, por që këtë produkt vazhdojnë ta ruajnë në shtëpitë e tyre.
Edhe pse bankat komerciale në Kosovë në bazë ligjore, përveç mjeteve financiare, ruajnë gjërat me vlerë, deri më tani asnjë person nuk ka marrë “guximin” që arin ta sigurojë në këto institucione, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Njëra nga to është Blerina nga Prishtina. Ajo, madje, shprehet se nuk ka informacione se ekziston një mundësi e ruajtjes së këtij produkti në institucione.
“Po, kam ari, jo në sasi të madhe. E mbaj në shtëpi, nuk e di se ka mundësi ta ruaj në banka. Jo nuk e dërgoj, e përdori herë pas here”, thotë Blerina.
Por, Albana nga Mitrovica nuk beson që gjërat me vlerë t’i ruajë në bankat komerciale.
“Po kam shumë ari, kam blerë vetë, por edhe dhurata nga familjarët. Nuk u besoj bankave për ta ruajtur arin. Nuk e dërgoj asnjëherë”, thotë Albana.
Edhe zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se deri më tani asnjë nga këto rezerva nuk mbahen në këtë institucion, përcjell albinfo.ch.
Kushtrim Ahmeti, zëdhënës në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës,(BQK) thotë për Radion Evropa e Lirë, “se ligji i lejon BQK-së që në kushte të veçanta, konform mundësive të saj hapësinore, t’u ofrojë palëve të kualifikuara ruajtjen e artikujve (gjësendeve) në trezorë për periudha të caktuara (që mund të jenë edhe në ari apo metale të çmuara). Tarifat për këtë shërbim thuhet se janë simbolike”, thotë Ahmeti.
Ky vendim, sipas tij, merret vetëm me aprovimin dhe me përcaktimin e kushteve nga Bordi Ekzekutiv i BQK-së.
Por, ekspertë për çështje financiare, shprehen se kjo çështje është e lidhur me traditën e qytetarëve që gjësendet me vlerë, siç janë paratë dhe ari, t’i sigurojnë në shtëpitë e tyre.
Megjithëkëtë, Nazmi Mustafa, rektor në Kolegjin e Menaxhmentit Internacional “Globus”, për Radion Evropa e Lirë, thotë se institucionet financiare ende nuk e kanë fituar besimin e qytetarëve që të marrin një veprim të tillë.
Ndryshe, Ligji për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës i jep të drejtën e mbajtjes së rezervave ndërkombëtare të arit apo metaleve tjera të çmuara, por që momentalisht asnjërën nga këto rezerva BQK-ja nuk e mban.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?