Sport

Kualifikim historik për Baselin e shqiptarëve

Baseli ka arritur sukses të jashtëzakonshëm, duke u kualifikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira të Evropës, shkruan albinfo.ch.

Kampionët e Zvicrës në ndeshjen e fundit mundën Benficën në udhëtim me rezultat 2:0.

http://www.dailymotion.com/video/x6b4a32

Kjo fitore i ka mundësuar Baselit që të kualifikohet tutje me 12 pikë, derisa në vendin e parë është Manchester United me 15.

http://www.dailymotion.com/video/x6b4e1y

Taulant Xhaka ka luajtur nga fillimi, kurse Albian Ajeti ishte në bankën rezervë. Xhaka është ndëshkuar edhe me karton të verdhë.

Tashmë, Baseli do të pret kundërshtarin me të cilin do të ballafaqohet në rrethin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.