Shkurt.ch

Kujdes, gratë emigrante mësojnë biçikletën

Për katër vjet po mbahen kurse të veçanta për gratë nëpërmjet shoqatës “Pro Velo“ në Aarau, të cilat përdoren kryesisht nga emigrantët.

“Ngasja e biçikletës është e rëndësishme për integrimin”, thotë organizatorja Isabelle Zutter nga Biberstein, përcjell albinfo.ch.

“Gratë nuk kanë para për autobus dhe një biçikletë do t’u ndihmonte një ditë në pazar, apo edhe për të mësuar gjermanishten”.

Kursi i biçikletave është shumë i popullarizuar. Shumë emigrante nuk kanë mësuar biçikletën në atdheun e tyre apo e kanë harruar – ose për shkak se nuk janë mësuar të shohin një grua të ulur në një shalë, shkruan aargauerzeitung, përcjell albinfo.ch.

Në Zvicër kjo është krejt ndryshe, e cila është arsyeja pse gratë e huaja duan të jetojnë këtë liri. Një nënë e re nga Siria, me një fëmijë, donte të ngiste biçikletën, por nuk ishte lejuar. Tani ata duan të mësojnë atë në “Velo Pro”.

Shumica e pjesëmarrësve të kursit jetojnë në Suhr. Komuna ka subvencionuar kursin e biçikletës për emigrantët nga fshati i tyre. Edhe në Gränichen është mbështetur projekti në fjalë, thotë Isabelle Zutter dhe shpreson se shumë komuna do t’u bashkohen.