Lajme

Kujdes në “Rrugën e Kombit” ka shembje dheu  

Autoritetet shqiptare iu rekomandojnë drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes në “Rrugën e Kombit” sepse ka bllokim rrugë na shembja e dheut

Reshjet e shiut gjatë fillimit të pranverës kanë krijuar rrëshqitja masive e dherave për gjatë Rrugës së Kombit në pjesën e Shqipërisë. Madje shembja e dheut ka bllokuar një segment të Autostradës, ndërsa autoritetet shqiptare iu rekomandojnë udhëtarëve që të kenë kujdes sidomos gjatë natës.

Sipas medieve shqiptare rrëshqitja e dheut në Rrugën e Kombit ka ndodhur në fshatin Kolsh, 7 kilometra nga qyteti i Kukësit.

“Autoriteti Rrugor Shtetëror, në bashkëpunim me Drejtorinë e rajonit të veriut dhe Drejtorinë e policisë së Kukësit, ka marrë masat për devijimin e trafikut në aksin e vjetër dhe vendosjen e sinjalistikës së nevojshme”, raporton TCH.

Sipas Autoritetit Rrugor, devijimi bëhet 1 kilometër para shembjes, në vendin e quajtur Mamëz dhe zgjat tre kilometra, deri në vendin e quajtur Fushë Dukagjin. “Shembja e dherave ka përparuar edhe gjatë natës, por paralelisht u morën masat për ndërhyrje në kohën e duhur për largimin e dherave, që janë në sasi shumë të mëdha”, thonë autoritetet në Tiranë, të cilat u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes.