Kosova

Kujtohen viktimat e trafikut, mbyllen disa rrugë për 10 minuta

Drejtori i Urgjencës në Prishtinë, Bujar Gashi, tha se me këtë performancë është dërguar një mesazh i mjaftueshëm te qytetarët

Për shënimin e ditës së përkujtimit të viktimave në komunikacionin rrugor, nga ora 12 janë mbyllur tri rrugët kryesore të Prishtinës për dhjetë minuta.

Në të këto rrugë janë realizuar aksione simbolike sensibilizuese. Aktori Naim Berisha tha se shënimi i kësaj dite ka për qëllim që nëpërmjet përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, të rrisin shkallën e ndërgjegjësimit qytetar rreth sigurisë në rrugë, në mënyrë që të ketë numër më të vogël aksidentesh, respektivisht numër më të vogël të vdekjeve në rrugë.

Drejtori i Urgjencës në Prishtinë, Bujar Gashi, tha se me këtë performancë është dërguar një mesazh i mjaftueshëm te qytetarët. I gjithë aktiviteti u zhvillua nga Qendra për Zhvillim Multikulturor- Impact.