Sport

Kuka ankohet për trajtimin që shteti po i bën Kelmendit

Kuka po ashtu ka thënë se çdo politikan që dëshiron të postojë fotografi me Kelmendin tash e tutje duhet të marrë leje, përndryshe do të kërkojë ndihmë nga njerëzit e drejtësisë

Driton Kuka, trajneri i xhudos në Kosovë, ka thënë se shteti nuk e ka paguar asnjë cent Majlinda Kelmendi që nga korriku i vitit 2016.

Sipas tij, dikush po e bllokon Federatën e Xhudos, ndërsa shteti krenohet me kampionen olimpike, por nuk e trajton atë siç duhet.

“A kanë njohuri Institucionet e Shtetit që Kampiones Olimpike nuk i ka dalë asnjë cent për pagat ndaj saj prej korrikut 2016 !!! A keni njohuri që Federatën tonë dikush po e bllokon me financa prej Marsit 2017!!!? Çka po pretendohet me këto bllokada deri kur po mendoni që duhet duruar bllokaden e Sportit me Kampion Evropian,Botëror e Olimpik!? Po mburreni kudo që Kosova ka vlera e ka Kampionen Olimpike por s’po pyet askush si po trajtohet ajo!!”, ka shkruar ai në Facebook.

A mos po krijohet përshtypja që duhet edhe Majlinda të vijë të qajë e trokasë nëpër dyer të Ministrisë e të duket sikur po kërkon lëmoshë sikur disa sportist që janë sjell në atë gjendje!? Nuk do e shihni kurrë asnjë nxënës timin në atë gjendje, nuk mund të shantazhoni Kampionen Olimpike të vije e të lus askënd”.

Kuka po ashtu ka thënë se çdo politikan që dëshiron të postojë fotografi me Kelmendin tash e tutje duhet të marrë leje, përndryshe do të kërkojë ndihmë nga njerëzit e drejtësisë.