Sport

Kuka krenar që Majlinda pati të arriturën më të madhe të Kosovës në dhjetë vjet

Driton Kuka, trajneri i xhudos, sportistja e të cilit, Majlinda Kelmendi, i solli të artën e parë nga Lojërat Olimpike në Rio më 2016, thotë se lotët e saj ishin lot për të ngrohur zemrat e popullit të Kosovës.

Ai këtë e ka konsideruar si të arriturën më të madhe të shtetit të Kosovës në dhjetë vjet shtet, transmeton Albinfo.ch.

“Krenar me nxënësit që sot shtetin tonë e vendosin në mesin e shteteve të fuqishme në Botën e sportit! Majlinda, Nora, Disi, Akil u jam falënderues për punën djersën e kontributin”, ka shkruar Kuka në një postim në Facebook.