E-Diaspora

Kukeli i lënduar rëndë: Nuk ndjej urrejtje ndaj sulmuesit

Sipas mjekut të klubit të tij, Jose Romero, me rastin e goditjes që ka pësuar Kukeli, ashti i thyer ka shpërthyer muskulin dhe ka dalë mbi lëkurë

Dy javë më parë, mesfushori i FC Zürichut, Burim Kukeli, pati pësuar një lëndim të rëndë që i ndryshoi,. së paku për një kohë, rrjedhën e jetës. Në ndeshjen testuese kundër Bellinzona-s, futbollisti shqiptar u godit ashpër nga kundërshtari, Simon Grether, duke pësuar lëndime në këmbë.

Sipas mjekut të klubit të tij, Jose Romero, lëndimi do t`i ketë shkaktuar Kukelit dhimbje te tmerrshme: me rastin e goditjes që ka pësuar, ashti i thyer ka shpërthyer muskulin dhe ka dalë mbi lëkurë.

Por, vetë Burimi thotë se tash ndjehet shumë më mirë se para dy javësh. “Shpresoj se gjatë sezonit të ardhshëm (vjeshtor) do të mund të luaj sërish. Brenda gjashtë javësh do të duhej të filloj të ec normalisht”, thotë Kukeli për blick.ch.

Ndërsa dr. dr. Markus Amgwerd e plotëson: Bëhet fjalë për një lëndim të rëndë. Në raste të tilla ka njerëz që nuk mund të kthehen për një kohë të gjatë në lojë. Parashikimi ynë optimist për Kukelin është: 9 muaj.

Në ndeshjen e sotme kundër ish skuadrës së tij, FC Luzern, Kukeli pret të jetë i pranishëm për ta ndjekur lojën nga tribunat.