Kosova

Kuleta, kryesues i kuvendit të Prishtinës

Agim Kuleta i Lëvizjes për Bashkim është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës. Ai ka marrë 27 vota, apo tetë më shumë sesa kundërkandidati nga LDK-ja, Shefki Gashi që mori 19 sosh, ndërsa pesë vota ishin të pavlefshme, përcjell albinfo.ch.

Kuleta u propozua nga shefja e Grupit të Asamblistë të LVV-së, Leonora Shabani-Bajraktari, si kandidat i përbashkët i koalicionit LVV-AKR-AAK-LB në Prishtinë.

Në këtë seancë janë betuar edhe tre asamblistë të ri nga radhët e Vetëvendosjes: Mimoza Sylejmani, Qëndrim Sahiti dhe Milot Podvorica, të cilët kanë zëvendësuar të emëruarit drejtorë në ekzekutivin e komunës. Kuleta ka thënë se është i bindur se gjërat që i bashkojnë janë më të mëdha e më të rëndësishme se sa ato që mund ti ndajnë.