Sport

Kundërshtarët e mundshëm të Zvicrës në Kampionatin Botëror

Për shkak se Zvicra është në vendin e 11-të në botë, aktualisht ndodhet në vazon e dytë

Zvicra ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror, derisa shorti do të hidhet më 1 dhjetor. Zvicra do të jetë në vazon e dytë, shkruan ‘Blick’.

Për shkak se Zvicra është në vendin e 11-të në botë, aktualisht ndodhet në vazon e dytë, përcjell albinfo.ch.

Mikpritësja e botërorit, Rusia është në vazon e parë, së bashku me Gjermaninë, Brazilin, Portugalinë, Argjentinën, Belgjikën, Poloninë dhe Francën.

Me të gjitha këto Kombëtare mund të takohet Zvicra, që kërkon të shmangë të paktën Spanjën.

Anglia po ashtu në vendin e dytë, ashtu si edhe Italia nëse kualifikohet. Shorti do të hedhet më 1 dhjetor në Zvicër, derisa deri më tani dihen 27 nga 32 kombëtare.

Vazo 1

Rusia, Gjermania, Brazili, Portugalia, Argjentina, Polonia, Belgjika, Franca.

Vazo 2:

Spanja, Zvicra, Anglia, Kolumbia, Meksika, Uruguai

Vazo 3:

Islanda, Kosta Rika, Tunizia, Egjipti, Senegali, Irani, Serbia.

Vazo 4:

Japonia, Maroku, Nigeria, Panama, Arabia Saudite, Koreja e Jugut.