Sport

Kundërshtari i radhës i Gjergjajt, rusi Dennis Warth

arnold gjergjaj

Kampioni Europian në kategorinë e rëndë të boksit EBU-EE, Arnold Gjergjaj, do të kryqëzojë dorëzat me boksierin rus, Dennis Warth.

Shqiptaro-zvicerani Arnold Gjergjaj do të ngjitet sërish në ring më 6 qershor të këtij viti.

I njohur ndryshe me nofkën “Kobra”, Gjergjaj do të përballet me boksierin rus, Dennis Warth Wader Bakthov në Bazel të Zvicrës. Lajmin e ka bërë të ditur Gjergjaj në faqen e tij në Facebook.

Bakthov ka shënuar 39 fitore në 49 meçe, 26 prej tyre me K.O, ndërsa një nga boksierët që kishte mposhtur është edhe Nuri Seferi. Ndërsa Arnold Gjergja nuk ka asnjë humbje dhe me 27 fitore në karrierën e boksit profesionist, 20 prej tyre i ka fituar me K.O.