Sporti

Kupat e botës që fitoi Italia në ekspozitë në Shkodër

Ekspozita do të jetë e hapur dhe pa pagesë për të gjithë tifozët e të dy skuadrave kombëtare të futbollit

Ambasada e Italisë në Tiranë dhe Federata e futbollit e Shqipërisë para ndeshjes mes dy kombëtarëve do të ekspozojnë 4 kupat e Botës të cilat i ka fituar Italia. Kjo ekspozitë do të hapet në qytetin e Shkodrës në Teatrin “Migjeni”.

Kjo nismë, e parashikuar me rastin e ndeshjes Shqipëri-Itali, e vlefshme për kualifikueset e zonës së Evropës për në fazën finale të Kupës së Botës “Rusi 2018”, synon të vërë theksin e të vlerësojë ndeshjen e parë zyrtare në historinë e Kombëtares italiane të futbollit në Shqipëri.

Po ashtu me këtë synohet edhe afirmimi i vlerave pozitive të sportit, si dhe  promovimi i miqësinë dhe marrëdhëniet në fushën e sportit ndërmjet dy vendeve.

Ekspozita do të jetë e hapur dhe pa pagesë për të gjithë tifozët e të dy skuadrave kombëtare të futbollit.