Sport
Kuqezinjtë vajtojnë De Biasin
Ish-kapiteni dhe legjenda, Lorik Cana e falënderon italianin. “Faleminderit për kontributin, eksperiencën, rrugëtimin tonë dhe miqësinë. Bashkë kemi përjetuar momente të paharrueshme për të gjithë ne”
Gianni De Biasi edhe zyrtarisht nuk është më trajner i Shqipërisë. Tifozët, lojtarët, analistët kanë kujtuar suksesin që De Biasi arriti, duke kualifikuar Shqipërinë në Kampionatin Evropian, shkruan albinfo.ch.
Ish-kapiteni dhe legjenda, Lorik Cana e falënderon italianin. “Faleminderit për kontributin, eksperiencën, rrugëtimin tonë dhe miqësinë. Bashkë kemi përjetuar momente të paharrueshme për të gjithë ne”, shkruan Cana në “Instagram”.
Mbrojtësi i majtë, Ansi Agolli e ka falënderuar italianin për 6 vitet e tij në krye të kuqezinjve.
“Në 6 vitet tuaja na mësuat shumë, na treguat se forca e grupit mund të sjellë rezultate të pamenduara, e na bëtë të besojmë më shumë te vetvetja. Bashkë arritëm të shkruajmë historinë e futbollit shqiptar dhe emri juaj qëndron aty me gërma kapitale. Po e lini skuadrën në një nivel më të lartë se ç’e gjetët, me pretendime për rezultate më të mira dhe për lojë të bukur. Jam i bindur se për të gjitha këto, shqiptarët do t’iu mirëpresin gjithmonë. Edhe ju jeni njëri prej nesh tashmë. Mirupafshim në rrethana të tjera, e uroj kurrë si kundërshtarë. Ishte një nder”, shkruan Agolli.
Nuk mund të mungonin mesazhet prekëse të dy prej futbollistëve shqiptarë që aktivizohen në kampionatin e vendlindjes së tij, Itali, Hysaj dhe Strakosha, respektivisht me Napolin dhe Lacion.
“Faleminderit mister De Biasi që ndryshove Shqipërinë nga një ekip i vogël në një ekip të madh. Faleminderit edhe për ata emocione të paharrueshme në Francë”, shkruan Hysaj.
“Faleminderit për gjithçka mister. Bëtë një popull të tërë të besonte se ëndrrat mund të bëhen realitet, ndërsa unë personalisht të falënderoj që më dhe besimin dhe mundësinë të debutoja me kombëtaren time”, shkruan portieri i Kombëtares kuqezi.
Edhe Andi Lila apo Sokol Cikalleshi kanë dedikuar nga një mesazh falenderimi.
“Mister, nuk më vjen turp të them se më vjen për të qarë, pasi nuk i kam pëlqyer asnjëherë ndarjet. Të falënderoj shumë për gjithçka bëre për mua, më ke ndihmuar të rritem si njeri dhe si lojtar. Realizuat ëndrrën më të madhe të fëmijërisë sime, të luaja në një Europian dhe të nderoja vendin tim. Do të jesh gjithmonë në zemrën time”, shkruan mbrojtësi shqiptar.
“Kush të ka njohur s’do të të harrojë kurrë. Kush do të të harrojë, s’të ka njohur kurrë me të vërtetë. Nga thellësia e zemrës, faleminderit mister!”, shkruan sulmuesi që aktivizohet në Turqi me Akhisar.
Edhe sulmuesi Armando Sadiku, autor i golit të vetëm evropian për Shqipërinë, atë ndaj Rumanisë, i ka uruar fat trajnerit De Biasi, duke e falënderuar për gjithçka.
E-Diaspora
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku Në Cyrih do të mbahet një koncert më 02.05.2024 duke filluar nga ora 21:10, në adresen...
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe
-
8 filma nga Kosova dhe Shqipëria do të prezantohen në Festivalin e Filmit “goEast” 2024
-
Partneritet mes studentëve të Universitetit të Lucernit dhe atyre nga Maqedonia
Jeta në Zvicër
-
Lojë shpërblyese: Fitoni bileta për të shikuar njërin nga 27 filmat në Kino Kosova Platforma mediale albinfo.ch është partner medial i edicionit të katërt të Kino Kosova...
-
Shkurtimet për financimin e arsimit dhe kërkimit në Zvicër ngjallin shqetësime
-
Mjekët milionerë në Zvicër
-
I dënuari për vrasjen e dyfishtë në Bazel: Nuk e dija se armët ishin të vërteta!
-
Miliarderi zviceran jep 243 milionë dollarë për demokratët amerikanë, “çmenden” republikanët