Sport

Kuqi jep dorëheqje

Trajneri kosovar, Shefki Kuqi, ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i skuadrës finlandeze PK 35 Vantaa. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit finlandez, të cilët falënderojnë shqiptarin që riktheu klubi në elitën e futbollit finlandez pas 17 vitesh, shkruan albinfo.ch.

“Shefki Kuqi ka lënë postin e trajnerit të PK 35 Vantaa dhe vendin e tij do ta zë asistenti i tij”, thuhet në njoftimin e bërë nga skuadra. Kuqi është një nga ish futbollistët më të njohur në Finlandë.

Ai ka luajtur edhe për Përfaqësuesen e Finlandës, derisa gjithashtu ka luajtur në shumë skuadra angleze, duke luajtur edhe në Premierligë. Kuqi pritet që shumë shpejt të bëhet me skuadër të re.