Sport

Kuqi largohet nga Inter Turku

Klubi finlandez ka njoftuar zyrtarisht se Kuqi është shkarkuar, ndërsa në vend të tij do të vijë italiani Fabrizio Piccareta

Shefki Kuqi nuk është më trajner i skuadrës finlandeze Inter Turku.

Klubi finlandez ka njoftuar zyrtarisht se Kuqi është shkarkuar, ndërsa në vend të tij do të vijë italiani Fabrizio Piccareta.

“Ndërrimi i trajnerit nuk është i lehtë apo detyrë e kënaqshme. Shefki Kuqi, gjithsesi, më nuk e kishte përkrahjen e menaxhmentit dhe nuk kishte rrugëdalje tjetër”, ka thënë pronari i klubit, Stefan Hakans, për uebfaqen e klubit.

Klubi finlandez në fund ka falënderuar Kuqin për punën që ka bërë në klub. 40-vjeçari në 19 ndeshje sivjet arriti që klubit të tij t’ia sigurojë 24 pikë.