Kultura

“Kur erdhën shqiptarët”

Si bazë për këtë ekspozitë kanë shërbyer fotografitë e fotoreporterit italian Guido Perini, të realizuara në vitin 1991, në kohën e ardhjes së refugjatëve nga Shqipëria në Itali

Dy shoqata kulturre shqiptare nga regjionet e Tirolit Jugor (Italia veriore, gjermanishtfolëse), “Teuta” nga Trienti dhe “Arbëria” nga Bozeni (Bolzano) kanë organizuar ekspozitën me fotografi nga koha e ardhjes së shqiptarëve në Itali.

Si bazë për këtë ekspozitë kanë shërbyer fotografitë e fotoreporterit italian Guido Perini, të realizuara në vitin 1991, shkruan salto.bz. Këto pamje flasin për atë se si shumë bashkëqytetarë të sotëm kishin ardhur në Tirolin Jugor  dhe dëshmojnë për fillimin e historisë së tyre në këtë vend dhe pastaj për suksesin e integrimit të tyre, transmeton albinfo.ch.

Ekspozita hapet sot, më 14 janar në orën 16 në Mehrzwecksaal në Oberau-Haslach, Nikolettiplatz.

Në hapje do të jenë të pranishëm dëshmitarët e asaj kohe, të cilët do të rrëfejnë lidhur me përvojat e tyre. Po ashtu do të ketë edhe muzikë dhe ushqime nga kuzhina shqiptare dhe ajo e Tirolit Jugor.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 21 janar.