Shkurt.ch

Kur një Berishë bëhet “Müller” për të tërhequr klientët

Fshehja e emrave të vërtetë praktikohet më së shumti për nëpunësit që punojnë në Call Center” dhe kështu u duhet të komunikojnë dendur me klientët, në mënyrë telefonike

Kompania e sigurimeve jetësore “Swiss Life” po e përdor një praktikë jo shumë të zakonshme për tërheqjen e klientëve. Ajo po ua ndryshon emrat punonjësve të saj me prejardhje të huaj, duke ua zëvendësuar me emra (dhe mbiemra) tipikë zviceranë. Dhe kjo praktikë e koncernit të madh ka ngjallur kritika, shkruan “SonntagsZeitung”.

Fshehja e emrave të vërtetë praktikohet më së shumti për nëpunësit që punojnë në “Call Center” dhe kështu u duhet të komunikojnë dendur me klientët, në mënyrë telefonike.

Nga 19 punonjësit në Call-Center, aktualisht 9 përdorin emra të rremë, të “zviceranizuar”. Dhe koncerni e bën të qartë se këtë metodë e praktikon që nga viti 1996, madje edhe në komunikimin me shkrim (letërkëmbim) me klientët, transmeton albinfo.ch. Përmes saj përmirësohen shanset për të lidhur kontrata me rastin e bisedës me klientët, argumenton Swiss Life.

Por, sipas saj, punëtorët e Call-Center nuk janë vënë nën presion që ta ndryshojnë emrin. Ata në mënyrë “ekskluzivisht vullnetare” mund të vendosin nëse do të mbajnë pseudonim.

Komisioni Federal kundër Racizmit e ka kritikuar ashpër këtë praktikë. Kjo është problematike, për keqardhje dhe fyese për nëpunësit e prekur.

Marketingu i kritikuar telefonik ka qenë temë e stafit të koncernit Swiss Life këtë javë, pëcjell albinfo.ch. Dhe aty është vendosur që edhe më tutje, klientët të kontaktohen nga punëtorët me emra të rrejshëm.