Fun

Kur tavolina mbush telefonin pa kabllo

Shumica e telefonave të zgjuar „Smartphone” deri tani nuk janë mbushur pa kabllo. Për herë të parë tani një zinxhir i madh i mobilieve dëshiron të thjeshtojë procedurën e mbushjes së telefonave duke përdorur tavolinat dhe llambat. “Ikea” do të prodhojë tavolina dhe llamba, në të cilat telefoni do të mbushet pa kabllo.

“Ikea” do të ndërtojë stacionet e duhura në disa nga mobiliet e saj. Teknologjia në fjalë do të integrohet më 15 prill në disa tavolina dhe llamba. “Ikea” e bëri publik lajmin para ekspozitës së telefonave në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë.

Aktualisht me teknologjinë e “Ikea”-s do të mbushen mbi 80 lloje të telefonave të zgjuar dhe pajisje të ndryshme, tha organizata Konsorciumi Wireless Power Consortium.

“Ikea” merr hapin e parë për të përfituar nga teknologjia në fjalë. Normalisht, përdoruesi duhet të vendosë „Smartphonet” e tij në një tavolinë të tillë pa përdorur asnjë kabllo mbushëse.
Foto: