E-Diaspora

Kur të humb durimi nga pritjet e gjata në kufirin Serbi-Kroaci

Qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë në vende të ndryshme perëndimore, gjatë kthimit të tyre nuk ballafaqohen me pritje të gjata vetëm në pikat kufitare Kosovë-Serbi.

Pritjet raportohen të jenë maratonike edhe në dalje me kufirin Serbi-Kroaci.

Lexuesit e albinfo.ch kanë njoftuar se në  kufirin në mes të Serbisë dhe Kroacisë janë zgjatur me dhjetëra kilometra kolonat e automobilave me emigrantë, në mesin e tyre edhe  shqiptarë, që kthehen në shtetet perëndimore nga Kosova dhe Maqedonia.

Siç bën të ditur një lexues i albinfos.ch përmes një video shihen veturat në kolona duke i rënë borive të revoltuar me neglizhencën e autoriteteve serbe dhe kroate.

Madje në video shihen veturat me targa serbe që përcillen në anën e kundërt të autostradës nga policia serbe derisa emigrantët mbeten të ngujuar në kolona me disa kilometra.