Kosova

Kurti shpalos programin, mungojnë të dorëhequrit

Në prezantimin e programit të Kurtit kanë munguar anëtarët e kësaj partie që dhanë udhëheqje nga postet e tyre e po ashtu ka munguar edhe kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shpalosur platformën e tij për udhëheqjen e Vetëvendosjes në vitet e ardhshme.

Kurti ka thënë se i vjen keq që nuk ka kundër-kandidat por shtoi se ky fakt nuk e bën jo-demokratike zgjedhjen e tij të mundshme në krye të partisë. Më vjen keq që nuk ka edhe një platformë tjetër që do më kundërshtonte, por kjo nuk varet prej meje. Disa kandidatë nuk janë garanci për demokracinë, ashtu siç një kandidat nuk tregon mungesën e saj”, ka thënë ai., transmeton albinfo.ch.

Nëse Kurti e fiton votëbesimin e anëtarëve në zgjedhjet e brendshme, udhëheqjen e tij, ai do ta bazojë në katër pika: Organizatë e gjerë, Lëvizje dinamike,   Struktura transparente,  Dije dhe nder. Pasi tha se nuk duhen pushtete të forta as brenda e as jashtë partisë, shtoi se Lëvizja duhet të udhëhiqet nga ideja e saj.

Në prezantimin e programit të Kurtit kanë munguar anëtarët e kësaj partie që dhanë udhëheqje nga postet e tyre e po ashtu ka munguar edhe kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kurti është kandidati i vetëm për kryetar të Vetëvendosjes, ndërsa zgjedhjet  e brendshme në parti pritet të mbahen më 21 janar.