Maqedonia

Kurz do vizitojë Maqedoninë, mbështetje Zoran Zaevit për referendumin

“Sebastian Kurz ka bërë me dije qeverinë maqedonase se do e vizitojë Shkupin në 7 shtator dhe do bëjë thirrje për të mbështetur referendumin e inicuar nga socialdemokratët e Zoran Zaev,” vërtetojnë mediat austriake.

Kancelari konservator i Austrisë, Sebastian Kurz, i cili gjatë fushatës në Maqedoni mbështeti partinë e Nikola Gruevskit OBRM-PDUKM, tash pritet të vizitojë përsëri Maqededoninë por për të mbështetur votën “pro” në referendumin e fund shtatorit, që do i hapte rrugën e anëtarësimit të vendit në NATO, shkruan albinfo.ch.

“Sebastian Kurz ka bërë me dije qeverinë maqedonase se do e vizitojë Shkupin në 7 shtator dhe do bëjë thirrje për të mbështetur referendumin e inicuar nga socialdemokratët e Zoran Zaev,” vërtetojnë mediat austriake.

Kjo është një goditje e fortë për partinë OBRM-PDUKM, si anëtare e Partive Popullore Europiane. Të djathtët europianë përkundër ideologjisë së ndryshme me qeverinë e Maqedonisë, e mbështesin atë në marrëveshjen e arritur me Greqinë. Në të ardhmen Maqedonia do quhet Republika e Maqedonisë Veriore. Hë për hë duhet të kalojë referendumi.