Bota

Kush është Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë?

Bezos është një ndër njerëzit që ka parë pasurinë e tij të rritet me mbi 60 miliardë dollarë në vetëm pesë vitet e fundit

Nga dita e premte, edhe zyrtarisht Jeff Bezos është njeriu më i pasur në botë, duke kaluar Bill Gates, shkruan albinfo.ch.

Kjo është hera e dytë që Bezos arrin në vendin e parë, por në herën e parë nuk kishte arritur ta mbante as 24 orë.

Ai fitoi rreth shtatë miliardë dollarë brenda një dite, si pasojë e rritjes së ndjeshme të aksioneve të kompanisë së tij, Amazon, pas raportimit të fitmeve të tremujorit të fundit. Kjo bëri që ai të kalojë në vendin e parë, derisa Gates ka më pak se 90 miliardë pasuri.

Pasuria e Gates është 88.5 miliardë dollarë, kurse Bezos tashmë ka kaluar shifrën e 90 miliardëve.

Bezos është një ndër njerëzit që ka parë pasurinë e tij të rritet me mbi 60 miliardë dollarë në vetëm pesë vitet e fundit, si dhe njeriu që në dy dekada karrierë në këto nivele ka rritur pasurinë e tij me 500 herë.

Bezos është 53-vjeçar dhe është më shumë i njohur si themelues i Amazonit. “Amazon.com” është shitësi më i madh i blerjeve online në botë