Futboll
Kush janë ardhmëria e përfaqësueses zvicerane të futbollit?
Vende të reja në ekipin e NATI-t do të zënë lojtarët Edimilson Fernandes, Albian Ajeti, Djibril Sov, Dimitri Oberlin.
Sipas të përditshmes zvicerane “Blick”, nga kombëtarja helvete do të largohen Valon Behrami, Johan Djourou, Gelson Fernandes, Blerim Xhemaili dhe mbase edhe Stephan Lichtsteiner, përcjell albinfo.ch. Por deri tani, Gelsonit dhe Behramit u është kumtuar largimi, ndërsa të tjerët shpejt presin tërheqjen.
Pyetja: Kush përfiton nga tërheqja e kuadrit të vjetër?
Zvicra do të luajë në fillim të shtatorit kundër Islandës, një përballje e vlefshme për kualifikimet e KE 2020. Si titullar mungon Michael Land, pas kartonit të kuq në një të tetat e finales së KB, kursë Kevin Mbabu nga YB do të luajë pas në të djathtë.
Për Valon Behramin, zëvendësimi më i mirë është Denis Zakaria. Në numrin 10 do të luajë Xherdan Shaqiri, ndërsa në pozicionin e tij të mëpërparshëm do të luajë Breel Embolo.
Vende të reja në ekipin e NATI-t do të jenë lojtarët si Edimilson Fernandes, Albian Ajeti, Djibril Sov, Dimitri Oberlin.
Titullarët e NATI-t, do të ishin:
Sommer; Mbabu, Schär, Akanji, Rodriguez; Xhaka, Zakaria, Embolo, Shaqiri, Zuber; Seferovic.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor Mbështetësit e UDC janë të vetmit që shprehen kundër modifikimit të ligjit federal për energjinë dhe...
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë