Bota
Kush kundërmon erë të keqe në xhami do të gjobitet ose burgoset
Që një ligj të jetë i plotfuqishëm në Arabinë Saudite, duhet të kenë nënshkrimin e myftiut dhe mbretit
Arabia Saudite pritet të gjobisë besimtarët që kundërmojnë erë të keqe në xhami. Ligji është përgatitur nga Këshilli i Shurës, një organ me 150 anëtarë që këshillon Mbretin. Përveç për kundërmim të keq, dënime parashihen edhe për muzikën me tone të larta pranë xhamive, incizimet me telefon të aksidenteve, pastaj për dukjen e rrobave të brendshme dhe një sërë masash tjera.
Kujt i vjen era e keqe në xhami ose në vende tjera të shenjta, do të gjobitet me 800 dollarë ose me 5 muaj burg. Por që një ligj të jetë i plotfuqishëm në Arabinë Saudite, duhet të kenë nënshkrimin e myftiut dhe mbretit. Në këtë rast, ligji i kundërmimit në xhami akoma nuk është nënshkruar nga mbreti Salman ibn Abd al-Aziz.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit