Maqedonia

Kuvend i Maqedonisë miraton marrëveshjen për emrin

Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar me 69 vota pro, 40 kundër dhe asnjë e përmbajtur, nevojën e ligjit për ratifikimin e marrëveshjes për emrin me Greqinë. Kundër ka votuar edhe deputeti Ferid Muhiq.

Gjatë leximit të procedurës nga ana e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, deputetët e VMRO DPMNE-së janë ngritur menjëherë në këmbe dhe kanë kërkuar pushim, duke krijuar edhe kaos për të mos arritur në votim, raporton “Alsat”.

Tensioni në ambientet e Kuvendit ka vazhduar për pak minuta, por nuk ka penguar votimin nga ana e mazhorancës, përcjell albinfo.ch.

Pas votimit të sotëm, komisioni ka dy ditë kohë, respektivisht deri të mërkurën në mesnatë për shqyrtimin e marrëveshjes.

Pasi të kalojë në Komision, propozim-ligji për ratifikimin e marrëveshjes do të shkojë sërish në seancë plenare për ratifikimin e plotë të tij.