Kalendari

Kuvendi i dytë i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër

Punimet Kuvendi i 2-të Zgjedhor i RrBShZ-së do t’i zhvillojë më 21 Janar 2017, në Bernë, në Hotel Bären, Bernstrasse 25, 3072 Ostermundigen, me fillim në ora 14:00.

rrjeti.png

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër do të mbajë Kuvendin e dytë zgjedhor, kështu është vendosur në mbledhjen e fundit të Kryesisë së RrBShZ-së.

“Ftohen të gjithë anëtarët, por edhe të gjithë afaristët dhe biznesmenët shqiptarë në Zvicër që të marrin pjesë në Kuvendin Zgjedhor, ku do të zgjidhet kryesia e re e RrBShZ-së. Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër është organizata e vetme ekonomike e njohur institucionalisht në Zvicër, Kosovë dhe Shqipëri, që ka për qëllim lidhjen dhe forcimin e bashkëpunimit midis bizneseve shqiptare në diasporë me bizneset në vendlindje.”, thuhet në një njoftim të Rrjetit..

“Me themelimin e RrBShZ-së para tre viteve u vendosën themelet e urës lidhëse midis diasporës dhe vendlindjes në sferën ekonomike dhe tani do të vazhdohet në rritjen, forcimin e bashkëpunimit, investimeve, njohjes me njëri tjetrin.”, thuhet më tutje në njoftim.

Punimet Kuvendi i 2-të Zgjedhor i RrBShZ-së do t’i zhvillojë më 21 Janar 2017, në Bernë, në Hotel Bären, Bernstrasse 25, 3072 Ostermundigen, me fillim në ora 14:00.

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/kuvendi-i-dyte-i-rrjetit-te-bizneseve-shqiptare-ne-zvicer/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.

 Info rreth ngjarjes

  • Data e fillimit21 Janar 2017
  • Ora14:00
  • LokacioniBernë
  • Data e përfundimit21 Janar 2017 - 17:00