Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë e miraton Ligjin për gjuhët në votim të parë

Ashtu siç pritej, opozita ka votuar kundër, por për dallim nga ditët e tjera, ishin më të qetë në replika dhe kundër-replika

Kuvendi i Maqedonisë, më në fund, pas disa muajsh zvarritjeje e ka miratuar në leximin e parë Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Me 66 vota për dhe 41 kundër, Kuvendi votoi ligjin.

Ashtu siç pritej, opozita ka votuar kundër, por për dallim nga ditët e tjera, ishin më të qetë në replika dhe kundër-replika.

Shumica vazhdon të mbrojë nevojën e votimit dhe zbatimit të këtij ligji, ndërkohë opozitës i bëjnë thirrje për qasje konstruktive në fazën e dytë të propozimit.