Shqipëria

Ky është autori i masakrës, vrau 8 pjesëtarë të fisit të tij

Policia ka identifikuar personin që kreu masakrën në Resulaj të Vlorës. Ridvan Zyka, 24 vjeç, vrau me armë zjarri automatike 8 persona nga fisi i tij, të gjithë kushërinj dhe plagosi 6 të tjerë, raportojnë mediat shqiptare.

Pas krimit të rëndë, autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe dyshohet të jetë fshehur në një banesë, përcjell albinfo.ch.

Ai besohet të jetë i armatosur, çka mund të përbëjë rrezik për forcat e rendit. Për arrestimin e tij, janë angazhuar forca të shumta të Policisë, RENEA, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, të cilat janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Policia e Vlorës thirrje qytetarëve: Kujdes, është i rrezikshëm!

Policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin sa me shpejt te  vendndodhjes së autorit të krimit dhe fton ata që të telefonojnë në numrin  069 41 10 242 si dhe në numrin pa pagesë 129, duke ju garantuar anonimatin.

Policia e Vlorës sqaron se autori është i rrezikshëm dhe në rast konstatimi ti shmangen përballjes më të por të telefonojnë policinë.