Sport

Ky është Gashi i ri!

Futbollisti shqiptar që luan në Bazel, Shkëlzen Gashi, duket se ka gjetur një trashëgimtar që të paktën mbiemri Gashi të vazhdojë të përmendet në fushën e futbollit. Është fjala për fëmijën Agron Gashi, i cili po ashtu jeton në Zvicër.

Edhe pse ende në një moshë shumë të vogël, ai me mënyrën se si e godet topin tregon talentin e tij për futbollin. Prezantuesja sportive e emisionit Mimi Hunter, e cila mbledh skena të ndryshme nga futbolli amator zviceran, ka përzgjedhur videon e Agronit si më të mirën gjatë javës, shkruan blick.ch, përcjell albinfo.ch.

Për publikimin e kësaj videoje ai ka fituar 120 franga.

Albinfo.ch