Kuriozitete

Ky është mozaiku më i madh në botë i M&M’s

Logoja e ëmbël u kompletua nga një ekip prej 27 personave dhe ka diametër 49.59 metra katrorë dhe është përbërë prej 291,390 M&M’s

Punëtorët e kompanisë së njohur “Mars”, kanë kaluar më shumë se 17 orë për të krijuar mozaikun më të madh të çokollatave M&M’s në një qendër tregtare në Sofje të Bullgarisë.

Logoja e ëmbël u kompletua nga një ekip prej 27 personave dhe ka diametër 49.59 metra katrorë dhe është përbërë prej 291,390 M&M’s.

Rekordi në total është vetëm për logon e M&M’s në qendër dhe nuk përfshin hapësirën e verdhë. I gjithë ky mozaik ka peshuar rreth 1000 kilogramë, shkruan albinfo.ch.

Ai u përbë nga 600 kilogramë M&M’s të verdhë, 200 kg të kafeje dhe nga 100 kg me ngjyrë të bardhë, gjelbër dhe të kuqe.

Rekordit iu deshën 17 orë e 30 minuta.