Shkurt.ch

Ky është personi i dyshuar për sulmin në Schaffhausen

Kërkimet me helikopter dhe me mobilizim të madh policësh janë duke vazhduar në qytet dhe rrethinë

Policia e Schaffhausenit ka publikuar fotografitë e personit të dyshuar për sulmin e bërë sot, në orët e mëngjesit në qytetin e vjetër.

Ai, i armatosur me sharrën motorike kishte hyrë në zyrën e filialit të Kompanisë së Sigurimeve Shëndetësore CSS. Me atë rast kishte sulmuar me sharrën e tij dy nëpunës të cilët kanë pësuar plagë të rënda dhe janë dërguar në spital, transmeton albinfo.ch

Përkundër ndjekjes dhe bllokimit të bërë nga policia të një zone të gjerë të qytetit, personi në fjalë vazhdon të jetë i arratisur. Ndërkohë është gjetur një makinë VW Cady e bardhë me të cilën konsiderohet se ika qenë në lëvizje dorasi. Ai konsiderohet ende i rrezikshëm për rrethin.

Kërkimet me helikopter dhe me mobilizim të madh policësh janë duke vazhduar në qytet dhe rrethinë, transmeton albinfo.ch. Bllokimi i zonave që ishte bërë si masë sigurie ka filluar të hiqet ndërsa shumica e shitoreve në qytet janë hapur sërish.

Kryetari Schafhausenn-it Peter Neukomm ashtu si dhe personeli janë të bllokuar në ndërtesën e bashkisë. “Këtu nuk hyn e as nuk del asklush. Edhe ne shpresojmë se policia do ta kapë së shpejti dorasin”, ka thënë ai për srf.

S