Shkurt.ch

Ky këngëtar është shqiptar!

“Action Bronson”, këngëtari flokëkuq dhe me përmasat XXXL me stilin ekstravagant të veshjes, në rastin më të mirë ta kujton një viking, gjegjësisht një burrë të shëndoshë nga vendet skandinave. Por, besoni ose jo, ai është shqiptar dhe quhet Arian Assllani!
Ariani është shumë aktual këto ditë për faktin se ka edituar  singlin e ri “Baby Blue” dhe sidomos për faktin tjetër që ka qenë mysafir i shout të madh amerikan “Letterman`s Late Night Show”.    
Nami i shout të Lettermanit dhe as dritat e projektorëve nuk i kanë bërë shumë përshtypje shqiptarit 31 vjeçar. Ai, thjesht, ka vazhduar të këndojë me qetësinë në të cilën është mësuar të performojë deri tash në skenën “underground”, shkruajnë portalet gjermane.
Në shoun në fjalë ai është shoqëruar nga reperi amerikan “Chance The Rapper”, i cili e shoqëron edhe në singlin “Baby Blue”.