Futboll

La Coruna jep deri në 300 mijë euro për Mavrajn

Sipas informacioneve të “Bild” spanjollët janë të gatshëm të paguajnë nga 200.000 deri 300.000 euro. Në HSV ai kishte rrogë prej një milion euro në vit.

Klubi gjerman i Hamburger SV ka vendosur ta lirojë Mërgim Mavrajn përkundër kontratës e cila zgjat deri në 2019. Ndaj mbrojtësit të Shqipërisë interes ka shfaqur klubi spanjoll i La Coruna, por ka thënë se mund të paguajë më pak atë sesa në HSV (aktualisht 1 milion euro/në vit).
$0D%ASmpas informacioneve të “Bild” spanjollët janë të gatshëm të paguajnë nga 200.000 deri 300.000 euro. Nëse do pranojë 32 vjeçari, atëherë do jetë largimi i shtatë nga HSV pas Walace (për 6 Mio nw Hannover), Luca Waldschmidt (5 Mio për Freiburg), André Hahn (3 Mio për Augsburg), Bobby Wood (huazim për Hannover, 1,2 Mio), Christian Mathenia (Nürnberg, 500 000) dhe Alen Halilovic (Milan, pa klauzolë).

Gjithsesi, Mavraj nuk ka të ardhme në HSV, pasi trajneri Christian Titz e ka dërguar të stërvitet me skuadrën B. Për të ruajtur vendin në Kombëtare, ai duhet me patjetër të gjejë një klub serioz ku duhet të aktivizohet.