Kuzhina shqiptare
Lakror misri me spinaq
• 1 kg miell misri,
• 1 l ujë,
• 2 lugë gjelle kripë,
• 250 gr gjalpë,
• 1 kg spinaq,
• 1kg kos,
• 1 vezë.
Përgatitja:
Në një tenxhere e vlojmë ujin me kripë dhe 100 gramë gjalpë. E largojmë tenxheren nga zjarri, e hedhim miellin e misrit duke e përzier vazhdimisht dhe brumin e fituar dhe e lëmë të ftohet. Spinaqin e pastruar dhe të grirë e ndrydhim me një lugë kripë, ia shtojmë një vezë, disa lugë kos dhe ashtu e bëjmë gati për lakror.
Gjysmën e brumit e shtrojmë në tepsi të lyer me yndyrë, hedhim disa lugë gjalpë të shkrirë, e hedhim spinaqin e përgatitur dhe mbi të e shtrojmë gjysmën e mbetur të brumit. Para se ta fusim në furrë të nxehur mirë, lakrorin e spërkasim me yndyrë dhe e pjekim afër një orë në temperaturë maksimale.
Lakrorin e skuqur e nxjerrim nga furra, ia hedhim kosin dhe e kthejmë në furrë të ndalur për 10 min.
Ju bëftë mirë!
E-Diaspora
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës Duke filluar nga 1 maji, filmi i Fisnik Maxvile (Maxhuni) mund të shihet në kinematë e...
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
-
Hannover
Hannover: Biznesmenët e Diasporës do të takohen me Kurtin
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike