Sport

Lala fyen trajnerin: 1 javë pezullim

Veterani shqiptar i klubit Hanover 96, Altin Lala, është suspenduar nga kryetrajneri Mirko Slomka dhe kështu për një javë do të mungojë nga ushtrimet dhe ndeshjet e skuadrës së tij.

Shkak për suspendimin u bë një konflikt verbal i 36 vjeçarit me ndihmëstrajnerin Düwel. Pasi ky i fundit i tha se duhej të lëshonte lojën (gjatë stërvitjeve) për dy minuta, Lala iu përgjigj me një “mbylle gojën!”.

Më vonë, pasi ishte qetësuar, Altin Lala i kishte kërkuar falje ndihmëstrajnerit, por megjithatë, si ndëshkim për mosdisiplinë ai duhet të ushtrojë vetë në këto shtatë ditë pezullimi dhe do të mungojë nga ndeshja kampionate me Shtutgartin si dhe nga ndeshja për Ligën Evropiane kundër klubit belg Brugge.