Autotech

Lamborghini tregon si do të duket vetura e “Mileniumit të Tretë”

Lamborghini ka debutuar modelin e ri “Terzo Millennio” që në italisht nënkupton “Mileniumi i Tretë”.

Me këtë veturë, gjiganti italian po nënkupton të sjellë diçka që është vetëm teknologji e ardhme, e që “nuk do të vijë para vitit 3000”.

Teksa Mission E i Porsches është duke ardhur, dhe thuajse të gjitha kompanitë kanë modele elektrike, Lambo po shikon diçka përtej kësaj, transmeton Albinfo.ch.

“Qëllimi teknologjik i projektit është që të mundësojmë të adresojmë të ardhmen e superveturave sportive në pesë dimensione: hapësirën për energji, materiale inovative, sistemin e fuqisë, dizajnin dhe emocionet”, ka thënë Lamborghini në një njoftim.

Për veturën “Terzo Millennio”, Lambo ka bashkëpunuar me Institutin e Teknologjisë së Massachusetts.