Sport

Lamtumira e kapitenit

Lorik Cana ka luajtur 93 ndeshje me Kombëtaren shqiptare, duke qenë lider, kapiten dhe ikonë e futbollit shqiptar

Ndeshja Shqipëri-Itali ishte e veçantë edhe për ikonën e futbollit shqiptar, Lorik Cana, shkruan albinfo.ch.

Cana para kësaj ndeshje ka vendosur që të ‘shqelmojë’ topin për herë të fundit në karrierën e tij.

Lorik Cana ka luajtur 93 ndeshje me Kombëtaren shqiptare, duke qenë lider, kapiten dhe ikonë e futbollit shqiptar.

Loriku ka falënderuar të gjithë për përkrahjen në gjithë këto vite, derisa edhe tifozët në Shkodër kanë thirrur emrin e tij, si dhe kishin përgatitur një fanellë gjigante ‘Cana 5 përgjithmonë’.

Ai ka luajtur në PSG, Marseille, Sunderland, Galatasaray, Lazio e Nantes, derisa karrierën e kishte filluar të skuadra shqiptare, Dardania në Zvicër.