Autotech

Land Roveri krenohet me “nënën e të gjitha pengesave”

Land Rover Range Rover Evoque është në treg që gjashtë vjet, por mbetet ndër modelet më të shitura në segmentin e SUV-ave.

Me më shumë se 110 mijë shitje në botë, 2016-a ishte viti më i suksesshëm në histori të modelit. Viti 2017 padyshim ka pasur edhe më shumë sukses. Padyshim që suksesi i madh i Evoque vjen si rrjedhojë e reklamimit të mirë dhe kreativ.

Në një video të fundit në kanalin zyrtar në YouTube, kompania ka marrë më shumë se 3.5 milionë klikime, transmeton Albinfo.ch.

Në këtë reklamë, Land Roveri reklamon “Nënën e të gjithë gungave”. Në mesin e shumë modeleve që nuk arrijnë të kalojnë një pengesë gjigante, i vetmi që mund ta bëjë këtë është modeli britanik.

Shikoni videon e veçantë të kompanisë: