Integrimi

LAPSH shpall konkurs për mësimdhënës në 6 pika shkollore

KONKURS

për vitin shkollor 2016/2017

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ të Kantonit të St. Gallenit shpall konkurs për mësimdhënës-e në pikat shkollore Degersheim, Altstätten, Ballgach, Herbrugg, Oberriet dhe Sevelen.

Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

–  të posedojnë lejen e qëndrimit vjetor në Zvicër,
–  të kenë njohuri elementare në gjuhën gjermane
–  të posedojnë kualifikim përkatës arsimor, universitar ose SHLP (drejtimet: klasor, gjuhë e letërsi shqipe, gjermane, frënge, angleze, histori-gjeografi, pedagogji).

Kërkesa,  jetëshkrimi dhe dokumentacioni i duhur në kopje (diploma, vërtetimet e përvojës së punës, lejeqëndrimi për të huajt në Zvicër, çertifikatat për kurset e ndjekura) të dërgohen në këtë adresë:

 

LAPSH „Naim Frashëri“ – St.Gallen: Mehmetali Sherifi, Unterstüdlistr. 14, 9470 Buchs, ose të gjitha dokumentet e skanuara në word ose pdf në adresën elektronike: sherifi­[email protected] dhe [email protected]

 

Konkursi mbetet i hapur 14 ditë pas publikimit në të përditshmet shqiptare në Zvicër