Lifestyle
Lara Gut ndjek Behramin edhe me 12 mijë kilometra largësi
Largësia nuk është problem për çiftin Behrami-Gut. Ata duket se janë të dashuruar marrëzisht në njëri-tjetrin, dhe shumë të përkushtuar për njëri-tjetrin.
Ky çift është shumë i ndjekur dhe i përfolur në mediat zvicerane, pasi Behrami është një nga futbollistët më të mirë të Zvicrës, derisa Gut, kampione e botës në skijim.
Lara po përgatitet për sezonin e ri të skive në Argjentinë dhe Kili, derisa Behrami filloi sezonin me Udinesen në Itali, shkruan “nau.ch”.
Pavarësisht rreth 12 mijë kilometrave largësi dhe ndryshimit kohor, Gut, ndjek ndeshjet e burrit të saj.
Ajo ka postuar në video në “Instagram”, kur në minutën e 87-të, Behrami hyri në ndeshje për Udinesen. “Valoni ju bën të përjetoni emocione, edhe pse jeni në anën tjetër të botës”, shkruan ajo, përcjell albinfo.ch.
Edhe pse kishte vështirësi në transmetim, ajo së paku nuk humbi momentin e zëvendësimit të Behramit. Udinese mori një pikë me Parman 2:2.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Blerina, mes grave që po zhvillon inteligjencën artificiale në Itali Bashkatdhetarja jonë, Blerina Sinaimeri, është mësuese e Shkencave Kompjuterike në Luiss në Romë, transmeton albinfo.ch. Ajo...
-
Familja shqiptare në Diasporë që mbi njëzet vjet çon përpara një art, atë të këpucëtarit
-
Lukas Mandl fton shqiptarët në një tubim madhështor në Baden të Austrisë
-
Studentja e Kosovës punësohet në njërën nga shkollat më prestigjioze në SHBA
-
Shqipja flitet më shumë në Cyrih, Winterthur, Bazel dhe St. Gallen
Jeta në Zvicër
-
Studimi më i madh rreth kanabisit në Zvicër fillon në Cyrih Në kantonin e Cyrihut, 7500 njerëz do të marrin pjesë në një studim mbi përdorimin e...
-
A mund t’ia dilni pa pasur veturë në Zvicër?
-
Gjuha shqipe, gjuha e huaj më e folur në Zvicër – pas anglishtes
-
Vdes në moshën 81-vjeçare Roger Pfund, ilustruesi i pasaportës zvicerane
-
Bashkimi i shkollës shqipe në Zvicër, një lajm i mirë për të gjithë