Sport

Lara Gut në Greqi për Behramin

Është vetëm një ndeshje miqësore, por tre muaj para fillimit të Kampionatit Botëror është shumë e rëndësishme për lojtarët, sidomos për Valon Behramin, sepse në stadiumin olimpik, do të jetë edhe e dashura e re e tij

Dashuria nuk njeh kufi. Duket se është dashur e pastër ndaj Valon Behrami. Zvicra do të luajë të premten në Athinë, dhe Lara Gut do të jetë në tribuna, shkruan ‘Blick’.

Ekipi i Zvicrës po përgatitet për këtë ndeshje miqësore, derisa atmosfera është shumë e mirë, përcjell albinfo.ch.

Është vetëm një ndeshje miqësore, por tre muaj para fillimit të Kampionatit Botëror është shumë e rëndësishme për lojtarët, sidomos për Valon Behramin, sepse në stadiumin olimpik, do të jetë edhe e dashura e re e tij.

Marrëdhënia e tyre është zyrtarizuar të dielën, duke qenë një nga çiftet më të komentuara në ditët e fundit.

Kështu, edhe Zvicra do të ketë Shakirën e saj. Këngëtarja kolumbiane është e martuar me yllin spanjoll, Gerard Piqeu, që shtatë vjet, dhe kurdo kur ai luan, ajo është në tribuna.

Gut tashmë ndodhet në Greqi, duke mbështetur Valonin.