Kultura

Larg dhe prapë kaq afër: Kosova në festivalin e filmit në Cyrih

“Larg por megjithatë kaq afër: Festivali “Ditët e filmit për të rinj” bëjnë këtë vit një udhëtim filmik për në Kosovë. Me balerina dhe me djem të rinj që emigrojnë”

“Larg por megjithatë kaq afër: Festivali “ Ditët e filmit për të rinj” bëjnë këtë vit një udhëtim filmik për në Kosovë. Me balerina dhe me djem tër inj që emigrojnë”. Kështu fillon gazetan NZZ prezantimin e “udhëtimit kosovar” të festivalit të rëndësishëm, i cili fillon më 15 mars (pasnesër) në Cyrih.

“Tymosja e `barit`, loja me celular dhe mes vete: po t`i besohet skenave prej katër minutash të dokumentarit “When There Is Nothing Left To Do”, mbrëmjet e pesë djemve në Prishtinë nuk ndryshojnë shumë nga atp të tinejgjerëve kudo tjetër. Dhe kur Aleksandra nga filmi “I am not just a…” rrëfen për kufirin lëvizës në mes të joshjes dhe ngacmimit seksual, kjo do t`u dukej diçka e njohur disa vajzave të Cyrihut… “ Por, fokus programi “Kosovo” i festivalit të përmendur na përcjell edhe në hapësira të tjera, përcjell albinfo.ch tekstin e NZZ.ch: në shkollën e parë të baletit në republikë, në një fermë duhani ose në rrëfimin e një vajze trans-seksuale, e cila është lindur si djalë dhe e cila i ak treguar motrës por jo edhe prindërve për orientimine saj gjinor.

Prapa kamerave janë nxënësit e shkollave të mesme, pjesëmarrës të një programi tetë ditësh të filmit dokumentar ku kanë marrë pjesë të rinj të moshave 18-25 vjeçare nga Ballkani. “ACTive” mban emrin kjo pjesë kaq “e nxehtë” e programit, që do të prezantohet të enjten mbrëma në kinemanë Xenix të Cyrihut. Përmbajtjet i ka komponuar Eroll Bilibani. Ai udhëheq Festivalin e Filmit Dokumentar “DokuFest” në Prizren dhe veç tjerash, me “ACTive” angazhohet shumë për të rinjtë. Më pak për interesa artistike ose ekonomike se sa për ato politike. Ai synon të përforcojë jo vetëm zhvillimin kreativ dhe personal të të rinjve por edhe vetëdijen e tyre kritike. “Një rini që ballafaqohet me tema komplekse  dhe në këtë mënyrë gejneron pjesëtarë me vlera të shoqërisë”, është synimi, siç e sqaron ai. Qytetarë aktivë – Emri është programi.

Në vazhdim gazetarja e NZZ bën prezantimin e shkurtër të katër filmave që do të shfaqen si pjesë e fokus programit të Festivalit të Filmit të të rinjve në Cyrih. Ky festival fillon më 15 dhe përfundon më 19 mars.

Siç thotë për albinfo.ch drejtori i festivalit Dokufest, në Cyrih festivalin e afirmuar të Prizrenit do ta përfaqësojë një nga nxënëset që kanë ndjekur kursin e përmendur tetëditësh të filmit. Ndërsa vetë Bilibani do të paraqitet dhe do të përshëndesë përmes një videomesazhi.

Krahas programit me filma të realizuar gjatë punëtorisë së të rinjve është edhe programi i dytë që përfshin katër filma të realizuar nga krijues profesionistë të filmit. Ata merren me temën e migracionit dhe të refugjatëve dhe inskenimin e tyre filmik, shkruan albinfo.ch. Janë pra këto tema që janë ngulitur tashmë në traditën humaniste të DokuFestit dhe sot janë më aktuale se kurdo.

Programet me Kosovën në fokus mbahen: Fokus Kosovo l – ACTive: E enjte, 16 mars 2017, me fillim në orën 18 në Kino Xenix; Fokus Kosovo ll – MigratiON: E premte, 17 mars 2017, me fillim në orën 18 në Kino Xenix.