Sport

Lazio kërkon mesfushorin shqiptar

Lazio ka shfaqur interesimin për 25-vjeçarin, Pajtim Kasami i cili më parë ka luajtur në Palermo, derisa ka luajtur edhe në Fulham

Mediat italiane bëjnë të ditur se Lazio është e interesuar për mesfushorin shqiptar, Pajtim Kasami, përcjell albinfo.ch.

Ai ishte i huazuar në Angli te Nottingham Forest, ku në pjesën e dytë të sezonit nuk luajti shumë ndeshje. Kasami ka kontratë me Olympiacosin deri në vitin 2018, por nuk pritet të kthehet te skuadra greke.

Mediat italiane theksojnë se Kasami nuk do të jetë nën urdhrat e Besnik Hasit, por e ardhmja e tij është në Itali.

Lazio ka shfaqur interesimin për 25-vjeçarin, i cili më parë ka luajtur në Palermo, derisa ka luajtur edhe në Fulham. Menaxher i tij është i famshmi Mino Raiola.